Gjermania, e vetmja zgjidhje për banorët e Likovës

Maqedonia

Gjermania, e vetmja zgjidhje për banorët e Likovës

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:29
Komuna e Likovës

Largimi i të rinjve nga komuna e Likovës drejt vendeve të Perendimit po merr përmasa shqetësuese. Migrimi duket se është tema kryesore në këtë rajon, shkruan gazeta Lajm. Kjo vërehet në komunikimin e parë me banorët. Nuk ka problem që trajtohet në këtë rajon, ku të rinjtë nuk e përfshijnë temën e largimit nga vendi.

“Si të jetojmë me gjithë këto probleme këtu. Vetëm t’i marrim vizat dhe do të ikim. Nuk kthehemi këtu 10 vite”, u shprehen para kamerës disa të banorë të fshatit Opajë derisa ekipi i gazetës Lajm po trajtonte problemin me rrugën e shkatërruar në hyrje të fshatit Llopat.

Gazeta Lajm ka vizituar edhe fshatrat tjerë të rajonit të Likovës, ikja e rinisë nga vendlindja vazhdimisht rritet. Migrimi ka prekur edhe rajonet tjera të Maqedonisë së Veriut, ndërsa autoritetet janë treguar të pafuqishme përballë këtij trendi negativ gjithnjë në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat