Osmani: Negociatat hapin mundësi të reja për studentët dhe përfshirjen e tyre në proceset evropiane

Maqedonia

Osmani: Negociatat hapin mundësi të reja për studentët dhe përfshirjen e tyre në proceset evropiane

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:14
Bujar Osmani, zv kryeministër

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot prezantoi projektin “Me njohuri evropiane në kryeqytetin evropian” para studentëve të Fakulteteve Ekonomik dhe Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.


“Projektin ‘Me njohuri evropiane, deri te kryeqyteti evropian’ e filluam duke u munduar në një mënyrë ta afrojmë atmosferën dhe aktivitetet lidhur me integrimet evropiane dhe punën tonë në Bruksel – deri te potencialet e ardhshme të vendit – studentët, duke pasur parasysh se ata në të ardhmen do të duhet ta marrin përsipër procesin e integrimit evropian, dhe në përgjithësi procesin e transformimit të vendit tonë me vendet- anëtare të Unionit”- theksoi Osmani.


Gjithsesi pres të krijohet edhe një bazë apo potencial për këta të rinj nesër të jenë pjesë edhe të institucioneve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues tanë në Bruksel, në Strasburg, në Berlin – ku në mënyrë të përshtatshme do të duhet ta përfaqësojnë vendin tonë në Komisionin Evropian, në Parlamentin Evropian, në Bankën Qendrore Evropiane etj.,” – shtoi Osmani.


Në vazhdim Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se në këtë periudhë negociatat me BE-në janë të arritshme dhe shprehu besim se këtë vit Republika e Maqedonisë së Veriut do ti fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, përfshirja e gjitha shtresave të shoqërisë, duke i përfshirë edhe studentët, si një kategori kyçe, janë element i rëndësishëm në përgatitjen e shoqërisë për sfidat e ardhshme, me negociatat dhe transformimin që i takon vendit, në përputhje me rregullat, standardet dhe vlerat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat