Bogoevski: Në audio-incizim nuk blej kokainë, por vaj kanabisi

Maqedonia

Bogoevski: Në audio-incizim nuk blej kokainë, por vaj kanabisi

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:36
Pavle Bogoevski

Deputeti nga radhët e LSDM-së Pavle Bogoevski pas publikimit të audio-incizimit ku akuzohet se porositën kokainë, në rrjetin social ‘Facebook’ pranoi se në video është zëri i tij, por se nuk blen kokainë, por vaj kanabisi për përdorim mjekësor për një person të afërt të tij.

Ai thotë se këtë e ka bërë tashmë disa muaj dhe se do të vazhdojë ta bëjë derisa është e nevojshme.

“Dje një rrjet social rus kishte publikuar audio, ku autori e quajti ‘BOMBË’ dhe ku thotë se unë bëj porosi për kokainë. Në rrjetet sociale tona, së pari u shpërnda nga propaganda në ‘Twitter’ të OBRM-PDUKM-së dhe nga portalet e afërta të tyre”, shkruan Bogoevski.

Ai pranon se edhe pse kjo substancë është e ndaluar ai do të vazhdojë ta bëjë derisa është e nevojshme.

“S’kam asnjë qëllim të bëhem i shenjtë, as aktroj se jam i befasuar që kundërshtari im politik zgjodhi pikërisht kështu të më sulmojë. Por se kam ndërmend të arsyetohem për jetën time private. Në këtë ‘BOMBË’ nuk ka dokordim të krimeve milionëshe dhe as kurdisje në zgjedhore dhe por gjëra për jetën time private që në këtë rast kanë dalë prej konteksti”, shkruan Bogoevski.

Ai bën thirrje që shërbimet më seriozisht ta hetojnë këtë rast dhe thotë se duhet lehtësojmë rregullativën ligjore për përdorimin mjekësor të kanabisit dhe ta dekriminalizojmë përdorimin e saj. “Përkrahje për njerëzit që po zvarriten nëpër gjykata për shkak se prodhojnë vaj për të sëmurë”, shkruan në fund deputeti Bogoevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat