Parlamenti grek voton marrëveshjet për vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Parlamenti grek voton marrëveshjet për vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:12
Parlamenti Grek

Në seancë plenare të caktuar në ora 16 sipas kohës lokale, Parlamenti grek do të votojë për ratifikimin e dy marrëveshjeve të nënshkruar në mars dhe prill në Shkup për hapjen e dy vendkalimeve të reja Majden dhe “Markova noga”.

Në Parlamentin Grek pritet të miratohet edhe ngritjes së Zyrës për lidhje në Shkup në nivel të ambasadës dhe Zyrës për punë tregtare, konsullore dhe ekonomike në Manastir në nivel të Konsullatës së përgjithshme, pasi dje Komisioni për siguri nacionale dhe çështje të jashtme i ka pranuar draft ligjet dorëzuar nga MPJ greke, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Në bazë të qëndrimeve të parashtruara të raportuesve për draft ligjet e SIRIZA-s në pushtet dhe Demokracisë së Re në opozitë, por edhe të deputetëve të partive të tjera, propozim ligjet ishin miratuar.

Partitë SIRIZA dhe Potami janë “për”, Demokracia e Re dhe Agimi i artë kundër, përderisa Aleanca Demokratike në ditën e votimit do ta kumtojë qëndrimin.

Partia Komuniste e Greqisë, sipas gjitha gjasave do të jetë e përmbajtur. Deputetët e Lidhjes së Centralisteve, nuk morën pjesë në takimin e Komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat