Rritet interesimi për kreditë e shpejta

Maqedonia

Rritet interesimi për kreditë e shpejta

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

7% të qytetarëve që i plotësojnë kushtet për kredi vitin e kaluar kanë marrë para në dorë nga shoqatat financiare jo- bankare, të njohura si “kredi të shpejta”. Ata qytetarë që nuk i plotësojnë kushtet për marrjen e kredisë nga banka, vendosin që të marrin mjete financiare nga këto shoqata financiare, pohojnë nga Asociacioni i shoqatave financiare. Më shpesh qytetarët vendosin të marrin shuma prej 100 deri në 400 euro. Nga Asociacioni në fjalë thonë se kanë mekanizma mbrojtës si për vendimin për ndarjen e këtyre kredive të vogla, ashtu edhe për ata që nuk e kthejnë.

Shpenzimet financiare që i kanë shoqatat tona janë të ngjashme me shpenzimet e bankave. Edhe ne punonjësit tanë i paguajmë me paga, pa marrë parasysh që kredia që miratohet është vetëm 100 euro, për dallim nga bankat që miratojnë shuma milionëshe. Por, shpenzimi si përqindje është shumë më i lartë tek kreditë tona”.- theksoi Goran Vasilev- Asociacioni i shoqatave financiare

Në fillim të këtij viti Kuvendi miratoi Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë kontratave për kredi të shpejta deri 200 euro. Me Ligjin kufizohen shpenzimet e përgjithshme vjetore në 55 për qind të kredisë. Paraprakisht, këto shpenzime nuk ishin të kufizuara dhe arrinin madje edhe deri 500 për qind. Pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë marrë kredi të shpejtë i kanë shlyer me kohë obligimet.

Momentalisht gjatë aprovimit të kredive kemi mekanizma adekuate me të cilat kontrollojmë aftësinë kreditore, ndërsa ajo përfshin kontrollin e bazës relevante të të dhënave, si Byroja kreditore maqedonase, por edhe të gjitha bazat e tjera të të dhënave që ne i iniciojmë dhe kërkuam qasje drejt të njëjtave në Ministrinë e Financave…“- u shpreh Filip Dimitrovski, udhëheqës i Asociacionit të Shoqërive Financiare

Shoqëria e parë e këtij lloji në Maqedoni ka filluar të punojë në vitin 2011. Momentalisht në vend ka 24 ndërmarrje të vogla që japin kredi të shpejta. Pagat e të punësuarve në to krahasuar me ato të atyre që punojnë në banka janë më të larta për rreth 20 për qind. Në vitin 2016 në vend janë lëshuar kredi të shpejta në vlerë prej 4,6 milionë euro. Kjo shumë në vitin 2017 është ngjitur deri në 17,5 milionë, ndërsa shumat për vitin e kaluar pritet të jenë edhe dyfish më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat