MSH: VMRO-DPMNE shpërndanë lajme të rrejshme për blerjet publike

Maqedonia

MSH: VMRO-DPMNE shpërndanë lajme të rrejshme për blerjet publike

Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:14
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj pohimeve të partisë politike VMRO-DPMNE-së për, siç thonë ata, kanë thënë shumë të pavërtete dhe gënjeshtra në lidhje me blerjet publike për krijimin e partneriteti publiko-privat për menaxhim të integruar me zgjidhje inovative për procedurat kirurgjikale.

“Gjegjësisht, partneritetet i ardhshëm publiko-privat për zgjidhje të integruar të menaxhimit për kirurgji inovative është model ekonomik për investime afatgjate në sistemin shëndetësor që do të mundësoj kujdes shëndetësor nga infeksionet spitalore dhe përmirësimin e sistemit për sterilizim dhe për të reduktuar rrezikun e infeksioneve post-operative. Në përputhje me studimin e fizibilitetit parashikohet ngritje e katër qendrave rajonale për menaxhim të integruar për sterilizim, kështu do të përmbushen nevojat e Qendrës Klinike Universitare dhe spitaleve të tjera në vend që kanë blloqe operative”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas metodologjisë së parashikuar, shtojnë nga atje, partneri i ardhshëm privat do të investojë 13 milionë euro, ndërsa shteti është përfitues.

Nga Ministria kërkojnë që VMRO-DPMNE të kërkojë falje për siç thonë, shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat