Thimonier: Franca pret arritjen e marrëveshjes për PSP-në

Maqedonia

Thimonier: Franca pret arritjen e marrëveshjes për PSP-në

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:29
Christian Thimonier

Ambasadori francez, Christian Thimonier, përsëriti sot se pema është mbjellë dhe frytet ende priten, ndërsa frutat janë në fakt përmbushja e gjërave specifike.

Franca pret përmbushjen e gjërave specifike nga Maqedonia e Veriut, në mesin e së cilave edhe arritja e marrëveshjes për PSP-në, për të marrë vendim për datën e bisedimeve me vendin.

“Nëse kjo çështje tejkalohet, do të tregohet se partitë e mëdha janë në gjendje të bien dakord bashkërisht për një gjë thelbësore, duke pasur parasysh interesin kombëtar në radhë të parë. Gjithashtu do të demonstrojnë se janë të aftë të kapërcejnë të kaluarën dhe të krijojnë një sistem efektiv që nuk do të lejojë më shumë shtrembërime”, tha Thimonier.

Thimonier tha se duhet të shohim se çfarë po realizohet nga vend dhe se si përmbushen detyrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat