Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune - Bota Sot
Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune

Maqedonia

Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:37
Gent Cakaj

Qeveria e Republikës së Shqipërisë mori vendim që shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi të mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune.

Ky vendim u mor nga qeveria e Edi Ramës në një seancë të mbajtur më 10 maj, transmeton gazeta malazeze “Vjesti”.

“Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali të Zi gëzojnë të drejtën e punësimit, si shtetasit e Shqipërisë, përveç kur punësimi i referohet në mënyrë specifike shtetësisë shqiptare, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Shqipërisë.

I njëjti vendim u miratua më parë nga qeveria shqiptare për shqiptarët nga Kosova dhe Serbia jugore.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj njoftoi nëpërmes rrjetit social “Facebook” se po krijon kushte për hyrjen në tregun shqiptarë edhe për shqiptarët që jetojnë në rajon.

“Ndonëse kjo mund të duket si një lëvizje pa ndikim të menjëhershëm apo një iniciativë krejtësisht simbolike, ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët nga vendet fqinje pa ndonjë dallim”, tha Cakaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...