Najçevska: Deputetët dhe funksionarët duhet të kontrollohen nëse përdorin substanca psikotropike

Maqedonia

Najçevska: Deputetët dhe funksionarët duhet të kontrollohen nëse përdorin substanca psikotropike

Më: 16 maj 2019 Në ora: 09:53
Mirjana Najçevska

Profesoresha Mirjana Najçevska thotë se të gjithë deputetët dhe funksionarët duhet të kontrollohen nëse përdorin drogë narkotike.

Qëndrimi i Najçevskës vjen pas publikimit të bisedës private nga deputeti Pavle Bogoevski, me titull “Pajo porositë kokainë”.

“Unë mendoj se të gjithë deputetët dhe funksionarët e lartë duhet të paktën dy herë në vjet të kontrollohen për përdorim të substancave psikotropike. Funksionet sjellin privilegje, por duhet të sjellin edhe kufizime. Unë personalisht jam për legalizimin e marihuanës dhe është qasje krejtësisht e ndryshime ndaj konsumimit të substancave psikotropoike, megjithatë, në Kuvend dua njerëz të pastër me koka të pastra. Unë gjithashtu mendoj se duhet të ketë teste për inteligjencë të përgjithshme”, tha Najçevska duke thënë se disa deputetë nuk din të mbledhin 2+2 e lëre të kuptojnë se çfarë shkruhet te propozim-ligjet.

Deptueti Pavle Bogoevski, pas publikimit të audio-incizimet tha ai blen vaj për kanabis për përdorimin e një të afërti të tij. Ai thotë se ka bërë disa muaj dhe do të vazhdojë nëse është e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat