Komandant Sokoli dridh Gjykatën: Ju keni ardhur nga Karpatet, nuk durojmë më

Maqedonia

Komandant Sokoli dridh Gjykatën: Ju keni ardhur nga Karpatet, nuk durojmë më

Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:00
Sami Ukshini

Edhe pse njihet si i qetë për nga natyra, Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli ka shpërthyer sot në Gjykatën e Apelit, ku ka filluar seanca për rastin Lagja e Trimave. Sokoli ka shprebur mllefin ndaj gjykatëses dhe policisë, për siç tha, maltretimin 4 vjeçar që po u bëhet.

“Mjaft më, nuk ju durojmë. Katër vite ju kemi duruar dhe na keni maltretuar. Nuk durojmë më. Ju keni ardhur nga Karpatet, atje duhet të ktheheni”, ka thënë Sokoli.

Seanca ka filluar me një minutë heshtje për bashkëluftëtarët e rënë në Lagjen e Trimave. Gjykimi ka filluar me tensione dhe me revoltë të shprehur nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Ata nuk e kanë lejuar Gjykatësen të flasë maqedonisht. “Grupi i Kumanovës i drejtohet Gjykatëses maqedonase: Fol shqip, këtu është Shqipëri, ju keni ardh “izbeglica” këtu”, ka thënë Val Zekaj i Grupit të Kumanovës, duke mos lejuar Gjykatësen të flasë. Atë e kanë përkrahur edhe anëtarët tjerë të Grupit. Ata kanë marrë autorizimin avokateve dhe kanë lëshuar senacën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat