Pas përcaktimit të fatit të PSP-së, pritet të fillojë gjykimi për “Pallatin e Bardhë”

Maqedonia

Pas përcaktimit të fatit të PSP-së, pritet të fillojë gjykimi për “Pallatin e Bardhë”

Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:12
Pallati I Bardhë selia e VMRO-DPMNE-së

Për asnjërën nga aktakuzat për rastet “Talir” dhe “Talir 2”, të cilat i ka ngritur Prokuroria Speciale më 22 nëntor të vitit 2018, nuk ka filluar akoma gjykimi.

Në lëndën “Talir” për shkak të mungesës së avokatëve akoma nuk ka filluar diskutimi kryesor, ndërsa në rastin “Talir 2”, ende nuk është vlerësuar aktakuza.

Arsyeja për anulimin e sotëm të rastit “Talir” ishte kërkesa e avokatëve të të akuzuarve, që seanca të shtyhet për shkak të nenit 22 të Ligjit për PSP-në, i cili për momentin ndodhet në procedurë kuvendare.

Por, Kuvendi deri tani nuk e ka vendosur në rend dite këtë pikë, për shkak të propozim-ligjit të ri për Prokurorinë Publike, me të cilin pritet të zgjidhet edhe statusi i PSP-së, e për të cilin partitë politike akoma nuk kanë arritur marrëveshje.

Aktakuza e parë ka të bëjë me financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së, e cila përfshin Nikolla Gruevskin, si dhe pesë ish-funksionarë tjerë, si dhe vetë paria si subjekt juridik.

Ndërsa aktakuza e dytë i përfshinë Nikolla Gruevskin dhe Kirill Bozhinovskin. Ata akuzohen për ndërtim të paligjshëm të selisë së partisë, e njohur si “Pallati i Bardhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat