Kuvendi i miratoi ligjet që nuk i nënshkroi ish presidenti Ivanov

Maqedonia

Kuvendi i miratoi ligjet që nuk i nënshkroi ish presidenti Ivanov

Më: 16 maj 2019 Në ora: 16:42
Deputetët në Kuvend

Deputetët në Kuvend sot në seancë plenare për herë të tretë i ka miratuar ligjet që ish presidenti Gjorge Ivanov, ka refuzuar t’i nënshkruajë dhe i ka kthyer në shtëpinë legjislative, njofton Portalb.mk.

Ligji për Këshillin Gjyqësor u miratua me 77 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”

Ligji për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik u miratua me 78 vota “për”, asnjë “kundër”, asnjë “të përmbajtur”

Ligji për mbikëqyrje inspektuese u miratua me 61 vota “për”, asnjë “kundër” dhe 17 “të përmbajtur”

Pas miratimit të këtyre ligjeve, presidenti i ri është i obliguar që t’i nënshkruajë dhe të njëjtat duhet që të publikohen në Gazetën Zyrtare.

Pendarovski, ka deklaruar paraprakisht se detyra e parë pasi ta marrë postin që është t’i nënshkruajë ligjet në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat