Timonie: Marrëveshja e Prespës të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet

Maqedonia

Timonie: Marrëveshja e Prespës të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet

Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:22
Kristijan Timonie

Ajo që është në letër s’vlen gjë, marrëveshja duhet të jetësohet dhe të zbatohet, tha për Marrëveshjen e Prespës ambasadori francez Kristijan Timonie në konferencën shkencore që u mbajt në Manastir me rastin e 100 vjetorit të Marrëveshjes së Versajës.

“Le të punojmë për pajtim, e veçanërisht duke nxjerrë mësime nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Marrëveshja e Prespës hap një perspektivë të re, gjegjësisht tregon se sa e pasur mund të bëhet puna diplomatike për të arritur një marrëveshje të tillë, e cila ka bërë disa hapa përpara drejt pajtimit. Por gjithçka që është në letër nuk vlen fare nëse njerëzit nuk punojnë. Ky është edhe thelbi i një marrëveshjeje, përveç që duhet të përgatitet, ajo duhet të jetësohet dhe të zbatohet për një të ardhme më të mirë dhe për të mirën e njerëzve “, tha Timonie.

Shtoi se të gjitha gabimet, tragjeditë, por edhe fitoret që kanë qenë në të kaluarën duan t’i shënojnë sot në Evropë së bashku me Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat