OBRM-PDUKM: LSDM të mbajë premtimin dhe të rrisin pensionet

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM të mbajë premtimin dhe të rrisin pensionet

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:00
Slladjana Mitovska

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Slladjana Mitovska, kritikoi qeverinë aktuale për gjendjen e pensionistëve në vend.

“Gjersa OBRM-PDUKM ishte në pushtet, pensionistët fitonin rritje të pensioneve dhe ishin të kënaqur. LSDM premtoi se pensionet do të rriten, por, për fat të keq, që kurë janë në pushtet, ato shkurtuan edhe rritjen e mëparshme të pensioneve. Është një gjë tjetër për të premtuar, por është koha për të përmbushur premtimet e qytetarëve. Në konferencat tuaja për shtyp mund të tregoni shumë numra të mirë, por në realitet do të shihni deri më sot ata nuk kanë rritje në pensioneve. Si duket më e rëndësishme për ta është që të kultivohet rrushi se sa të rrisin pensionet e pensionistëve”, theksoi Mitovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat