Seanca të katër komisioneve kuvendare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Seanca të katër komisioneve kuvendare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Më: 17 maj 2019 Në ora: 09:14
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale, për transport, lidhje dhe ekologji, si dhe Komisioni Ligjvënës-juridik.

Në seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastrat e patundshmërive, në lexim të parë, Raport vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë të vitit 2018, Raport për punën e Agjencisë për Administratë në vitin 2018, Raport vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë të Veriut për vitin 2018. si dhe Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive në vitin 2018.

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politik sociale duhet të debatojnë për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast papunësie. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për vullnetari, të tre në lexim të parë, ndërsa do ta shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Ligjdhënës-juridik me propozim të Ligjit për mbrojtje sociale, në procedurë të shkurtuar dhe Raporti i Komisionit ligjdhënës-juridik, me propozim të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, gjithashtu në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, në lexim të parë, Raport vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2018, Propozim-vendimin për dhënie pëlqim në planin financiar të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike në vitin 2019.

Në seancën e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, megjithatë do të shqyrtohet plani financiar i Ndërmarrjes publike të radiodifuzionit Radio Televizioni i Maqedonisë për vitin 2019, Raporti vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2018, Raporti vjetor për punën e Agjencisë për postat për vitin 2018. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion në lexim të parë i parashtruar nga deputetët Dime Velkovski, Rexhail Ismaili dhe Kostadin Acevski, si dhe Propozim-ligji për planifikim urbanistik, gjithashtu në lexim të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat