VMRO-DPMNE: LSDM-ja e ka shkatërruar sistemin shëndetësor

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM-ja e ka shkatërruar sistemin shëndetësor

Më: 17 maj 2019 Në ora: 09:45
VMRO-DPMNE

Partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media akuzon LSDM-në se e ka shkatërruar sistemin shëndetësor në Maqedoni.

Sipas opozitës, në dy vitet e kaluar që ka qeverisur LSDM-ja, në shëndetësi sundon kaosi dhe tenderët e kurdisur.

“Në vend që ta përmirësojnë shëndetësinë, siç premtuan, LSDM-ja e rrënon. Klinikat po bien, ndërsa pacientët vdesin nga sëmundjet që trajtohen me terapi të thjeshta. Derisa tek ne paraqiten epidemi, LSDM paratë për përmirësimin e shëndetësisë i destinon tek kompanitë e afërta me funksionarët e pushtetit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata thonë se me LSDM-në në pushtet, shëndetësia ka arritur në nivelin e vdekjes klinike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat