Parlamenti i Letonisë e ka miratuar protokollin inkuadrues për Maqedoninë e Veriut në NATO

Maqedonia

Parlamenti i Letonisë e ka miratuar protokollin inkuadrues për Maqedoninë e Veriut në NATO

Më: 17 maj 2019 Në ora: 10:01
Maqedonia e Veriut dhe NATO

Parlamenti i Letonisë miratoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Siç thonë nga atje, sot është miratuar draft-ligji me të cilën ratifikohet protokolli për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

“NATO siguron mbrojtje dhe siguri për gati një miliardë qytetarë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Me pranimin e Maqedonisë së Veriut, do të ketë 30 shtete anëtare, të gjitha gati për të mbrojtur njëri-tjetrin. Pranimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancë gjithashtu pritet të kontribuojë në forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, tha Richard Coles, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme përgjegjës për draft ligjin në Saima, transmeton Nova Tv.

Këtë informacion në “Twitter” u botua gjithashtu nga Misioni i Letonisë në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat