Në sheshin “Maqedonia” sot në mesditë do të mbahet manifestimi tradicional “Parakalimi për maturë 2019”, në të cilin do të marrin pjesë rreth 1 000 maturantë nga Shkupi.
Në “Parakalimin e Maturës” në mënyrë tradicionale maturantët vallëzojnë në shesh. Përveç në Shkup, parakalim të maturantëve do të ketë edhe në qytetet e tjera të vendit.
Parakalimi i maturantëve filloi të organizohet nga viti 2001 në Lubjanë ndërsa në vend për herë të parë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër.
Nga Qyteti i Shkupit e paralajmëruan praninë e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.