OJQ-të: Me vëmendje do të ndjekim zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi në Maqedoni

Maqedonia

OJQ-të: Me vëmendje do të ndjekim zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi në Maqedoni

Më: 17 maj 2019 Në ora: 10:27
Stop Diskriminimi

Rrjeti për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (RRPMD), ka përshëndetur miratimin e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Nga Rrjeti për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, anëtarë në të cilën janë edhe disa organizata tjera, thonë se me ligjin e ri nga njëra anë ofrohet mbrojtje më e mirë për të drejtat themelore për qytetarët, ndërsa nga ana tjetër tregohet vullnet politik për plotësimin e detyrave të shtetit para trupit ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Ky ligj, ofron kushte për zgjedhje të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi të pavarur dhe profesional, pasi anëtarët e Komisionit përveç përvojës në fushën e të drejtave të njeriut, duhet të kenë përvojë edhe në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit, si dhe nuk duhet të jenë bartës të funksioneve në parti politike”.

“Për këtë arsye theksojnë se duhet sa më parë të formohet Komision i pavarur, efikas dhe profesional, i cili do ta hetojë diskriminimin për gjithë qytetarët njëjtë”, thonë nga Rrjeti.

Ata shtojnë se si organizatë qytetarët do të ndjekin me vëmendje zbatimin e ligjit të miratuar.

Gjithashtu presin përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian për harmonizimin e rregullativës tjetër ligjore për Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat