Millanov: “Terrorizmi, akuzë e gabuar për Grupin e Kumanovës”

Maqedonia

Millanov: “Terrorizmi, akuzë e gabuar për Grupin e Kumanovës”

Më: 17 maj 2019 Në ora: 10:35
Lagja e Trimave

Në Gjykatën e Apelit, në ditën e dytë janë duke u shqyrtuar ankesat e të dënuarve nga “Lagja e Trimave”. Seanca filloi me fjalët e palës mbrojtëse të të dënuarve, ku mes tjerash avokati Elenko Millanov tha se akuza për veprën penale Terrorizëm ka qenë e gabuar që nga fillimi i këtij procesi gjyqësorë. Ai tha se Prokuroria Publike është dashur të ngrit aktakuzën në bazë te fakteve dhe jo emocioneve. Aksioni policorë i 9 majit të vitit 2015 në Kumanovë ka shkaktuar 18 viktima, por sipas avokatit Millanov, i ashtuquajturi “Grupi i Kumanovës” nuk ka ushtruar terror më parë, duke mohuar edhe uzurpimin e stacionit policorë në Goshicë me arsyetimin se nuk është shkrepur asnjë plumb.

Në seancën e sotshme janë të pranishëm tre të liruarit si të pafajshëm nga Gjykata Penale, ndërsa mungojnë të dënuarit nga “Lagja e Trimave”, pasi dje ata u përjashtuan nga salla ndërkohë që në seancën e sotme përfaqësohen nga avokatët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat