VRMO-DPMNE dy të tretat nga donacionet për vitin e kaluar i ka fituar nga një kompani shqiptare?!

Maqedonia

VRMO-DPMNE dy të tretat nga donacionet për vitin e kaluar i ka fituar nga një kompani shqiptare?!

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:12
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE gjatë vitit të kaluar 2018 ka fituar 9 donacione në shumë të përgjithshme prej rreth 14.500 euro ( 901.380 den), prej të cilave 7 kanë qenë nga persona fizik, ndërsa dy nga kompanitë private, treguan nga regjistri i donatorëve që partia opozitare e ka dërguar deri te Drejtoria e të Hyrave Publike.

Sipas raportit, kompania “Bas Tuti Fruti” ka donuar rreth 600.000 denar, që paraqet dy të tretat nga shuma e përgjithshme që VMRO-DPMNE e ka mbledhur në baza të donacioneve.

Sipas të dhënave nga Regjistri Qëndror, kjo kompani për prodhimin e ambalazhës prodhuese, e formuar në vitin 1992, ndërsa është në pronësi të Bexhet Morinës, derisa drejtor është Sali Morina.

300.000 denar tjera janë donacione nga Kozhuvcanka e kryetarit aktual të komunës së Kavadarit dhe nënkryetar i deridjeshëm i VMRO-DPMNE-së, Mitko Jancev, si dhe disa persona fizik, MItko Todorovski ( 60.000 denar ), Igor Ristevski (60.000 denar), Stojance Filipovski ( 54.000 denar ), Robert Andonov (40.000 denar), e kështu me radhë.

Përndryshe, llogaria vjetore e VMRO-DPMNE-së për vitin 2018 tregon se partia opozitare ka realizuar të hyra nga 1.8 milion euro ( 114.60.59 denar) dhe të dala prej 1.65 milion euro ( 101.473.883 denar). Në krahasim me vitin 201 hetohet rënie edhe tek të hyrat edhe tek të dalat e partisë.

Sa për krahasim, VMRO-DPMNE në vitin e fundit sa ishte në pushtet, viti 2016, para se ta humbas pushtetin qendror dhe për pak pushtetin lokal në vitin 2017 ka realizuar të hyra vjetore rekorde prej 4.2 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat