Padi penale ndaj adoleshentes që braktisi foshnjën e porsalindur në Shkup

Maqedonia

Padi penale ndaj adoleshentes që braktisi foshnjën e porsalindur në Shkup

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:45
Foshnje

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup do të ngrit padi penale ndaj A.A (17) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “braktisje të foshnjës”.

Ajo më 14.05.2019 rreth orës 11:00 në bulevardin “Brigada kosovare-maqedonase”, foshnjën e saj të sapolindur (mashkull) e ka lënë në tokë në afërsi të një shtëpie.

Foshnja është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili e ka njoftuar Ndihmën e Shpejtë, ndërsa më pas foshnja është transferuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, ku edhe është konstatuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas urdhrit të Prokurorit Publik, është kryer analizë e ADN-së tek A.A me foshnjën, me çka është vërtetuar se ajo është nëna e tij. Më pas është njoftuar edhe Qendra për punë sociale për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat