Sulmohen dy policë të patrullës kufitare në Dobrosht të Tetovës

Maqedonia

Sulmohen dy policë të patrullës kufitare në Dobrosht të Tetovës

Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:20
Policia

Ditë më parë në orët e mbrëmjes personi me iniciale A.A, 61 vjeç, nga fshati Dobrosht i Tetovës duke lëvizur me veturën e tij nëpër rrugët malore, nuk i është përgjigjur urdhrit për ndalim nga policia pyjore në fshatin Dobroshtit të Tetovës, por ka bërë të kundërtën duke shtuar shpejtësinë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas, i njëjti person është kthyer sërish me veturën e tij dhe duke shtuar shpejtësinë është drejtuar drejt policisë, të cilët duke parë situatën kanë shmangur përplasjen dhe kanë shtënë në ajër me armët e tyre, në shenjë paralajmërimi.

Por, edhe përkundër paralajmërimit me gjuajtje në ajër nga ana e policëve, personi në fjalë nuk është ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë drejt tyre dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më vonë, gjatë kërkimeve të policisë, është gjetur vetura e llojit “Fuoristradë” me targa të Tetovës dhe personi në kërkim, e cila ka qenë e ngarkuar me dru së bashku me një sharrë motorike.

Personi i lartpërmendur është ndaluar nga policia dhe po mbahet në paraburgim në ambientet e stacionit policor të Tetovës për hetime të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat