Telekomi i Maqedonisë dhe Fakulteti i Elektroteknikës bashkëpunim në fushën e teknologjisë 5G

Maqedonia

Telekomi i Maqedonisë dhe Fakulteti i Elektroteknikës bashkëpunim në fushën e teknologjisë 5G

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:38
Telekomi i Maqedonisë

Telekomi i Maqedonisë dhe Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike nënshkruan një marrëveshje e cila do t’u mundësojë profesorëve dhe studentëve  që të testojnë teknologjinë e re 5G. Laboratorit për rrjetet celulare në Institutin e FEIT do t’i shtohet edhe një pajisje e re 5G e siguruar nga Telekomi i Maqedonisë. Ky rrjet i gjeneratës së re do të mundësojë përçimin e të dhënave në një shpejtësi më të madhe. Memorandumi u nënshkruan në Ditën Ndërkombëtare të telekomunikimeve 17 Majit. Drejtori i Telekom Maqedoni, Nikolla Lushev, tha se për herë të parë studentët dhe profesorët do të mund të testojnë këtë teknologji në kushte reale.

Kushtet e punës janë një gjë dhe duam të testojmë këtë teknologji në kushte reale. Në këtë drejtim do të investojmë në ndërtimin e  një mjedisi të përshtatshëm  për të testuar teknologjinë. Kushte që nuk do të ofrohen vetëm për nevojat e Telekomit të Maqedonisë, por edhe për Institutin e FEIT, me qëllim që të mësojnë më shumë rreth 5G. Është shumë e rëndësishme për ne që të jemi të vetëdijshëm për përfitimet e mundshme tregtare të kësaj teknologjie, që do të jetë baza për ndërtimin e një studimi biznesi të shëndoshë që besoj se do të konfirmojë që Maqedonia në një moment do të duhet të fillojë dhe të marrë rrugën për zbatimin e këtij revolucioni teknologjik dhe fillimi praktik i revolucionit të katërt industrial- Nikolla Lushev, Drejtor Ekzekutiv i Telekom Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat