Spasovski: Rasti i Bogoevskit do të trajtohet si çdo rast tjetër

Maqedonia

Spasovski: Rasti i Bogoevskit do të trajtohet si çdo rast tjetër

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:10
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se “MPB do ta trajtojë rastin me deputetin Pavle Bogoevski si çdo rast tjetër për për shkak se të gjithë jemi qytetarë të këtij shteti”.

“Pa dallim nëse dikush ka funksion apo jo, kjo s’është asnjë përparësi për atë, përkundrazi ai ka më shumë përgjegjësi. Pët këtë shkak as unë, as kolegët nga MPB s’kemi asnjë arsye të mos veprojmë për këtë rast si çdo rast tjetër. Bëhet fjalë për ngjarje që është në hetim, por edhe opinioni e din se nuk bëhet fjalë për bisedë e përgjuar nga institucionet, por se ka qenë i incizuar nga telefoni celularë apo ndonjë pajisje tjetër”, tha Spasovski.

Sipas Spasovski duhet që i gjithë rasti të pastrohet për shkak se s’duhet të ketë keqpërdorim të incizimit dhe shkeljes së privatësisë.

Duke u përgjigjur për ndryshime të mundshme të kuadrove në MPB, ministri tha se ndryshimet kanë nisur prej ku ka ardhur dhe se do të vazhdojnë. Secili i punësuar që nuk jep rezultate të kënaqshme, shton Spasovskit, pa dallim nëse bëhet fjalë për zyrtarë në MPB apo në SPB dhe në stacionet policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat