Pendarovski i nënshkroi ligjet që nuk i dekretonte Ivanovi

Maqedonia

Pendarovski i nënshkroi ligjet që nuk i dekretonte Ivanovi

Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:50
Stevo Pendarovski

Një ditë pasi u miratuan për të tretën herë në Kuvend, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka nënshkruar dekretet për shpallje të Ligjit për gjykata, konteste administrative, kundërvajtje dhe të Ligjit për ndryshim dhe plotësi të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore. Bëhet fjalë për ligje sistematike, dekretet e të cilave nuk janë publikuar nga ish presidenti, Gjorge Ivanov, njofton Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski vlerëson se miratimi i këtyre ligjeve dhe zbatimi i ardhshëm është me interes vital për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Me miratimin e ligjit për Gjykata, thotë Pendarovski, plotësohet njëra nga kërkesat kyçe të Bashkimit Evropian, me qëllim të caktimit të datës për datë për fillimin e bisedimeve hyrëse të Maqedonisë së Veriut.

Me dispozitat e Ligjit për gjykata, thotë presidenti, do të ketë procedura të qarta dhe precize për emërim dhe avancim të gjyaktësve, por edhe për shkarkim të gjykatësve dhe përgjegjësinë e tij disiplinore.

Me Ligjin e ri për kontestet administrative, thekson Pendarovski qytetarët do të marrin mbrojtje juridike efikase të të drejtave të tyre në kontestet administrative. Do të rritet transparenca dhe publikimi i diskutimit të obliguar publik.

“Me miratimin e ligjit për kundërvajtje, qytetarët do të paguajnë dënime më të vogla. Ky ligj drejtpërdrejtë do të ndikojë në buxhetin e qytetarëve pasi që i njëjti parasheh paralajmërim përpara dënimit, por edhe zvogëlim të ulët të dënimeve. Me miratimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës publike do të avancohet funksionimi i shtetit në pjesën e punëve lidhur me sistemin politik, zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe parimet që dalin nga kjo Marrëveshje dhe do të mundësojë avancim të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. Me Ligjin për energjetikë parashihet ndryshim i derivateve fosile me energji të fituar nga burime të rinovueshme. Me atë krijohet bazë për zgjidhjen e një nga çështjeve më të rëndësishme, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetin e njerëzve”, thuhet në kumtesë e Kabinetit të Presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat