Mungojnë 350 mjekë amë, Qeveria ofron subvencione për specializantë

Maqedonia

Mungojnë 350 mjekë amë, Qeveria ofron subvencione për specializantë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 20:12
Ilustrim

Shteti do të subvencionojë specializimin për mjekësinë familjare, si stimulim për mjekët e rinj që dëshirojnë të punojnë si mjekë amë dhe si specialistë të mjekësisë familjare pasi interesimi i tyre për këtë fushë është shumë i ulët.

Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se viti 2020 do të jetë viti i mbrojtjes primare shëndetësore, ku parashikohen më shumë fonde për këto mjekë. Për momentin vendit i mungojnë 350 mjekë amë. 

Nga viti 2010, me fillimin e procesit të riedukimit dhe specializimit të mjekësisë familjare, janë specializuar 330 mjekë ndërkaq 80 të tjerë janë në proces të specializimit.

Nga Qendra e mjekësisë primare këtë numër e konsiderojnë si shumë të ulët, bazuar në atë në gjithë territorin e vendit punojnë rreth 1500 mjekë amë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat