Deputetët e pavarur nga VMRO-ja kërkojnë ekip mjekësor të hënën në Kuvend që të testojë për drogë

Maqedonia

Deputetët e pavarur nga VMRO-ja kërkojnë ekip mjekësor të hënën në Kuvend që të testojë për drogë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:32
Deputetët e VMRO-DPMNE-së

Grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së tha se do të dorëzojë iniciativë te Kuvendi që të gjithë deputetët vullnetarisht të bëjnë test për drogë.

“Kërkojmë Kuvendi të hënën të mundësojë kushte dhe ekip mjekësor që do të mund ta zbatojë”, thonë nga grupi i deputetëve për iniciativën për test për drogë.

Ata propozojnë që edhe politikanët tjerë, ish dhe funksionarë të tanishëm, shërbyes administrativ, gjykatës, prokurorë, kryetar komune dhe këshilltarë, t’ju shoqërohen në qëllim dhe, siç thonë, qytetarëve t’u japin shembull në luftë kundër përdorimit të mjeteve narkotike.

“I nxisim të gjitha kryerësit e institucioneve publike ta bëjnë të njëjtën vullnetarisht”, apelojnë nga Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat