Lëndohet një i mitur nga Shqipëria në një objekt ndërtimi në Gostivar

Maqedonia

Lëndohet një i mitur nga Shqipëria në një objekt ndërtimi në Gostivar

Më: 17 maj 2019 Në ora: 22:24
Ilustrim

Një shtetas shqiptar gjashtëmbëdhjetëvjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga tarraca në lartësi prej mbi gjashtë metra gjatë punës në një objekt në Gostivar.Rasti është paraqitur dje rreh mesditës në Stacionin Policor Gostivar.Sipas raportit, ai është rrëzuar derisa ka kryer detyrë pune në një objekt në ndërtim në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar. Pas ndihmës së ofruar në spitalin e Gostivarit, ai është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, informojnë nga MPB-ja në buletinin e rregullt ditor.Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat