Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektimi në rrethinën e Shkupit

Maqedonia

Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektimi në rrethinën e Shkupit

Më: 18 maj 2019 Në ora: 11:59
Ilustrim

Faza e parë e dezinsektim ajror në rrethinën e Shkupit kundër mushkonjave do të fillojë këtë fundjavë.

“Dezinsektimi i ajrit në territorin e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të zhvillohet më 18.05.2019 (e shtunë) dhe më 19.05.2019 (e diel) në orët e hershme të mëngjesit”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Nëse kushtet klimatike nuk mundësojnë që të kryhet dezinsektimi, atëherë ajo do të bëhet në ditët e ardhshme, kur do të ketë kushte klimatike të volitshme.

Në të njëjtën kohë kërkohet që bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat