Pesë kompani të reja kanë dorëzuar kërkesë deri tek Doganat e Maqedonisë për operator të autorizuar ekonomik

Maqedonia

Pesë kompani të reja kanë dorëzuar kërkesë deri tek Doganat e Maqedonisë për operator të autorizuar ekonomik

Më: 18 maj 2019 Në ora: 12:20
Dogana

Pesë kompani pritet të marrin miratimin për operator ekonomik të autorizuar. Kërkesat, siç thonë  nga Doganat, janë përpunuar dhe në këtë fazë ata nuk mund të japin emrat e tyre.

Kur këto pesë kërkesa do të aprovohen nga Drejtoria Doganore edhe do të bëhen operator ekonomik të autorizuar, ata do të bashkohen me dy kompani që tashmë kanë marrë miratimin e tillë, Evropa AD Shkup nga 5 janari i këtij viti dhe Fershped AD Shkup më 13 shkurt.

Marrja e licencës për kompanitë nënkupton procedurat e thjeshtuara për kontrollet doganore, gjegjësisht ato do të kenë procedura më të thjeshta, më të shpejta dhe më të lira.

Përmes operatorit të autorizuar ekonomik, lehtësohet tregtia ndërkombëtare dhe përshpejtohen procedurat doganore, me kohën minimale të nevojshme vetëm për kontrollimin e dokumenteve dhe gjithashtu uljen e kostove për subjektet ekonomike.

Koncepti i operatorit ekonomik të autorizuar është partneritet i rinovuar midis Doganës dhe komunitetit të biznesit të prezantuar nga Organizata Botërore e Doganave dhe e pranuar në protokollin e pesë shtesë e cila ndryshon marrëveshjen e CEFTA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat