Nikollova: Në përgatitjen ligjore për liberalizimin e kanabisit do të përfshihet edhe opinioni

Maqedonia

Nikollova: Në përgatitjen ligjore për liberalizimin e kanabisit do të përfshihet edhe opinioni

Më: 18 maj 2019 Në ora: 12:21
Juliana Nikollova

Deputetja e partisë në pushtet Partisë Liberal Demokratike, Juliana Nikollova, në emisionin “360 gradë”, foli për një zgjidhje ligjore të ardhshme për legalizimin e kanabisit që kjo parti e mbështet.

“Legalizimi ose dekriminalizimi. Atë e kemi diskutuar. Duke përdorur njohuritë e organizatave joqeveritare të cilat merren me këtë çështje, analizave krahasuese, nga ajo që po ndodh në botë, ne duam të bëjmë një model gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm që do të jetë i zbatueshëm këtu në Maqedoni”, tha Nikollova.

Ajo tha se opinioni do të përfshihet në përgatitjen e zgjidhjes ligjore.

“Një nga argumentet është se legalizimi i marihuanës zvogëlon krimin në lidhje me shitjen e marihuanës, gjegjësisht pra lëviz nga tregu i zi brenda normave ligjore të përcaktuara nga shteti, ose atë që ne e definojmë si ligj për legalizim. Kudo që dekriminalizohet, legalizohet ose liberalizohet, përdorimi i drogave të rënda është reduktuar, si dhe marihuana, alkooli dhe të gjitha substancat e tjera që kanë një efekt të caktuar”, tha Nikollova.

Ajo tha se për liberalizimin e kanabisit tha se ka mbështetje edhe nga disa deputetë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat