KSHZ-ja do të propozojë ndryshime ligjore

Maqedonia

KSHZ-ja do të propozojë ndryshime ligjore

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:43
Enver Salihi

Kodi Zgjedhor së shpejti mund të pësojë ndryshime, në sajë të kërkesave nga institucioni për organizimin e zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në fund të muajit do të konkretizojë dispozitat të cilat vlerëson se duhet të ndryshohen dhe do t’i shpalosë ata në Ministrinë e Drejtësisë. Votimi i diasporës i cili është paraqitur si problematik në çdo cikël zgjedhor, do të jetë një ndër ndryshimet që do të kërkohen.

Problematike ishte votimi i diasporës, siç e dini, pasi që harxhuam shumë mjete buxhetore, diku 450 mijë euro, ku nga 1 mijë e 800 të paraqitur, kanë votuar vetëm 700 persona. Do të shohim në të ardhmen të bëjmë ndonjë ndryshim ligjor që diaspora të mund të votojë në bazë të e-mailit apo ndonjë teknologjie tjetër”-tha Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së .  

Përditësimi dhe plotësimi i listës zgjedhore, sipas KSHZ-së duhet të bëhet edhe para ciklit të dytë zgjedhor sepse me kufizimet aktuale, u mohohet e drejta e votës personave që nuk janë paraqitur në periudhën e shqyrtimit publik të listës zgjedhore ose kanë mbudhur 18 vjet ndërkohë.

   Të gjithë personat të cilët nuk janë në listë në rrethin e dytë zgjedhor, të ketë ndonjë afat për regjistrimin e votuesve deri në një datë më të përafërt ose një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve që të munden të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës”-pohoi Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së.

Ndër kërkesat e KSHZ-së pritet të jetë edhe propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kalimit në vetëm një njësi zgjedhore.

Shpresojmë që edhe këtë ta kemi si propozim të ri nga ana jonë por mbetet të shihet nëse partitë politike dhe parlamenti do t’i pranojnë kërkesat tona pasi që asgjë nuk varet nga KSHZ-ja. Ne edhe në të kaluarën kemi propozuar ndryshime ligjore por gjithçka varet nga vullneti i parlamentit dhe i deputetëve”-theksoi Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së.

Kodi Zgjedhor duhet të definojë se përveç garuesve nga pozita dhe opozita, në zgjedhjet presidenciale ka edhe kandidatë të pavarur. KSHZ-ja kërkon të ndryshohet edhe dispozita për financimin e fushatës zgjedhore dhe mënyra e selektimit dhe trajtimit të anëtarëve të trupave zgjedhor. Në të ardhmen, do të shqyrtohet edhe mundësia e votimit elektronik. Institucioni për organizimin e zgjedhjeve do të kërkojë që të marrë fund praktika e ndryshimit të Kodit Zgjedhor para çdo cikli zgjedhor, gjë që shkakton probleme në adaptimin e ndryshimeve dhe zbatimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat