Epidemia e Fruthi: LSDM, nuk ka vend për panik

Maqedonia

Epidemia e Fruthi: LSDM, nuk ka vend për panik

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:04
Ilustrim

Nga partia në pushtet LSDM, thonë se OBRM-PDUKM shpërnanë lajme të rrejshme në lidhje me epideminë e fruthit

“Epidemia e fruthit është rezultat i rrëzimit të imunitetit kolektiv, për shkak të politikave kriminale dhe katastrofike të OBRM-PDUKM-së në 10 vitet e fundit, shkatërrimit të sistemit shëndetësor dhe neglizhencës totale për shëndetin e qytetarëve. Edhe shpallja e epidemisë OBRM-PDUKM-ja e kritikonte, ndërsa nëse nuk do të ndodhte situata tani do ishte më alarmante. Ministria e Shëndetësisë po merr të gjitha masat dhe hapat e nevojshëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Ndër të tjera, kryhet veprimi për vaksinim dhe ri-vaksinim, i cili tashmë ka mbi 24 mijë fëmijë të vaksinuar që nga fillimi i epidemisë”, thonë nga LSDM.

Partia qeverisëse pretendon se nuk ka vend për panik dhe se qytetarët duhet të ndjekin rekomandimet e ministrisë dhe të mos i nënshtrohen të pavërtetave të përhapura nga OBRM-PDUKM.

Më herët nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzuan se këto ditë po përballemi me kulmin e epidemisë së fruthit. Numri i të infektuarve dhe atyre që shfaqin simptomat arrin maksimumin, ndërsa Ministria e Shëndetësisë flet vetëm për disa studime fizibiliteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat