Aksident në Strumicë, humb jetën një 61-vjeçar - Bota Sot
Aksident në Strumicë, humb jetën një 61-vjeçar

Maqedonia

Aksident në Strumicë, humb jetën një 61-vjeçar

Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:57
Aksident

Në magjistralen Strumicë-vendkalimi kufitar Novo Sellë, në mes fshatrave Dabille dhe Bosillov në orët e mëngjesit më 18 maj ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka humbur jetën një 61-vjeçar nga fshati Bosillov.

Siç njoftojnë nga MPB, 61-vjeçari ka drejtuar veturën e markës “Fiat Bravo” me targa të Strumicës, me çka për një moment ka dalë nga rruga kryesore dhe ka goditur një dru.

Nga lëndimet e mara, shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer ekipet SPB Strumicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...