LSDM-ja, e gatshme për diskutime mbi Kodin Zgjedhor - Bota Sot
LSDM-ja, e gatshme për diskutime mbi Kodin Zgjedhor

Maqedonia

LSDM-ja, e gatshme për diskutime mbi Kodin Zgjedhor

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:26
Ilustrim

Pas propozimeve të paralajmëruara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për ndryshime në Kodin Zgjedhor, partitë politike nuk janë në një vijë sa i takon rishikimit eventual të tij. Nga LSDM-ja thonë se janë të gatshëm të ulen për të diskutuar duke u pajtuar me vlerësimin se ligji ka nevojë për ndërhyrje.
 

Si parti, si koalicion, jemi të gatshëm nëse ka konsensuz edhe nga institucionet e tjera në vend, bashkë edhe me opozitën në Kuvend, të bisedojmë për ndryshime në Kodin Zgjedhor sepse me gjasë, me kalimin e kohës, paraqitet nevoja për korrigjimin e tij – tha Tatjana Prentoviq, deputete e LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja do të presë propozimet konkrete nga KSHZ-ja për të vendosur nëse ja vlen që të hapet tema e ndryshimit të legjislativës zgjedhore.

Do të presim që KSHZ-ja t’i konkretizojë kërkesat deri te Ministria e Drejtësisë. Do t’i shohim propozimet dhe më pas do të marrim një qëndrim – thonë nga VMRO-DPMNE.

Legjislativa zgjedhore në përgjithësi, përfshirë edhe sistemin zgjedhor, edhe në të kaluarën ka qenë temë e negociatave mes partive por për një pjesë të vogël të propozimeve është arritur marrëveshje. Përplasjet më të mëdha kanë qenë sa i takon ndryshimit eventual të sistemit zgjedhor, për të cilën partitë kanë pasur qëndrime të ndryshme.

KSHZ-ja ka njoftuar se deri në fund të muajit do të konkretizojë kërkesat për ndryshimin e dispozitave të caktuara të Kodit Zgjedhor dhe mbase edhe propozim për rishikimin e modelit zgjedhor dhe kalimit në vetëm një njësi zgjedhore. Institucioni i zgjedhjeve do të kërkojë ndryshim te metodës së votimit në diasporë për të ulur kostot dhe për të rritur interesimin e votuesve, ndryshim të metodës së financimit të fushatës zgjedhore, selektimin e anëtarëve të trupave zgjedhor dhe shtrirjen e afateve për përditësimin dhe mbylljen e listës zgjedhore sa më afër ditës së votimit. Propozimet do t’i dorëzojnë në Ministrinë e Drejtësisë e cila është kompetente për nismë zyrtare në Kuvend.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor miratohen me konsenzus mes partive politike dhe me 2/3 e votave të deputetëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...