“CIVIL” mbështet ndryshimet eventuale në Kodin Zgjedhor

Maqedonia

“CIVIL” mbështet ndryshimet eventuale në Kodin Zgjedhor

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:33
CIVIL

Ndryshimet në legjislativën zgjedhore që pritet të propozohen nga KSHZ-ja janë mëse të nevojshme tashmë për një periudhë të gjatë, vlerësojnë nga Qendra për Liri “Civil”. Sipas Xhabir Derallës, pikërisht ndryshimi i sistemit zgjedhor, ndryshimet për votimin në diasporë dhe ndryshtime të dispozitave që rregullojnë mbylljen e listës zgjedhore para votimit, janë kërkesa të kahmotshme të tyre dhe të monitoruesve ndërkombëtarë.

Ne tashmë me vite kërkojmë që të përmbushet premtimi që sistemin zgjedhor të ndryshojë dhe Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Ne kemi propozuar të ulen shpenzimet që kanë të bëjnë me votimin në diasporë. Më tej, ne si organizatë kërkojmë që lista zgjedhore dhe të gjithë segmentet e tjera të cilat kanë të bëjnë me proceset zgjedhore të rregullohen në atë mënyrë që të respektojnë të drejtën e votës, të drejtën e qytetarit që do të vijë në vendvotim, të mund të votojë – tha Xhabir Deralla, Qendra për liri “Civil”.

Deralla shton se është e patjetërsueshme të rishikohen dispozitat për financimin politik. Modeli aktual, sipas tij, harxhon resurset e qytetarëve kurse partitë më të mëdha dhe më të pasura, pasurohen akoma më shumë. Megjithatë, Deralla nuk vëren vullnet politik për ndryshime.

Unë mendoj se vullnet për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe në përgjithësi në legjislativën ligjore, nuk ka. Por, deputetët në Parlament duhet të dinë se durimit i vjen fundi dhe njerëzit nuk duan të shohin parti politike të cilat maksimalisht e pushtojnë jetën e qytetarëve dhe marrin nga buxheti i tyre modest – u shpreh Xhabir Deralla, Qendra për liri “Civil”.

Çështjet e lartpërmendura, edhe në të kaluarën por edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale, kanë qenë të theksuara si problematike edhe nga misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat