Nga muaji i ardhshëm pensioni shtetëror rreth 100 euro dhe ndihmës sociale deri në 200 euro

Maqedonia

Nga muaji i ardhshëm pensioni shtetëror rreth 100 euro dhe ndihmës sociale deri në 200 euro

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:55
Mila Carovska dhe Zoran Zaev

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska shpreson se deri në fund të këtij muaji të kalojë në Kuvend pakoja e ligjeve sociale. Ajo në një intervistë për Evropën e Lirë theksoi se pagesa do të fillojë nga muaji qershor.

“Ulja e varfërisë është prioritet i kësaj Qeverie, prandaj jam e sigurtë që ligjet me të cilat mundësohen reforma në sferën sociale do të miratohen gjatë këtij muaji, ndërsa muajin e ardhshëm do të fillohet me pagesat”, theksoi Carovska. Sipas saj, sikurse çdo reformë tjetër, edhe kjo kërkon bisedime dhe kërkon të dëgjohen të gjitha palët e prekura.

“Ulja e varfërisë në shtetin tonë veçanërisht e varfërisë së fëmijëve, është prioritet i kësaj qeverie dhe këtë e kemi treguar edhe me përgatitjet intensive në këtë reformë dhe me kalim sa më të shpejtë të ligjeve nëpër procedurat qeveritare. Por, sikur edhe secila reformë, edhe kjo reformë kërkon bisedime, kërkon të dëgjohen të gjitha palët e prekura, siç janë shoqatat e qytetarëve, poashtu edhe vetë qytetarët e prekur, poashtu edhe partitë politike dhe të gjithë ata që në Kuvend duhet të votojnë këtë reformë. Unë tani jam e sigurtë se gjatë këtij muaji do ta miratojmë dhe se që në muajin e ardhshëm do të fillohet me pagesat”, theksoi ministrja Carovska. Me pakon e ligjeve sociale, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjetë që nuk kanë plotësuar vitet për përfitimin e pensionit do të jepen nga 6100 denarë. Kusht për këtë kategori është që të kenë jetuar së paku 15 vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ndihma sociale do të shënojë rritje deri në 200 euro për një familje katër anëtarëshe, por rritje edhe për kategoritë e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat