RDM: Ekologjia duhet të jetë prioritet shtetëror

Maqedonia

RDM: Ekologjia duhet të jetë prioritet shtetëror

Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:46
Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë

Nga partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë kërkojnë që ekologjia të jetë prioritet shtetëror.

“Qytetarët kërkojnë zbatimin e shpejtë dhe efikas të asaj që është premtuar, por të gjithë faktorët politikë duhet të kyçen tërësisht, që ta tërheqin vendin nga fusha e pritjes, në fushën e shpresës”, këto ishin përfundimet nga seanca e djeshme të bordit të RDM-së.

Nga RDM thonë se ata si parti e gjelbër nuk janë të kënaqur me trajtimin e ekologjisë në politikat e përgjithshme, ky ajo shihet si konsum i panevojshëm, dhe jo si nevojë reale dhe investim në shëndetësi dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Nga RDM kërkojnë ekologjia të bëhet prioritet shtetëror ashtu siç janë planifikuar plan programet parazgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat