Zaev: Gëzohemi për sukseset e të gjithë fqinjëve tanë - Bota Sot
Zaev: Gëzohemi për sukseset e të gjithë fqinjëve tanë

Maqedonia

Zaev: Gëzohemi për sukseset e të gjithë fqinjëve tanë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 20:28
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë e hapjes së degës jugore të Korridorit 10 në pjesën e autostradës përmes Grykës së Gërdelicës, në Vlladiçin Han, transmeton Koha.mk

Me këtë rast, kryeministri Zaev, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, mbajti fjalim në të cilin shprehu mirënjohjen e tij të madhe për ftesën për të qenë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme në Republikën e Serbisë dhe kështu, siç tha ai, për vendin tonë dhe për rajonin.

“Gëzohemi me përpjekjet e suksesshme të të gjithë fqinjëve tanë. Tani, kur e shohim se sa madhështore duket kjo zgjidhje moderne e autostradës, e cila në një pjesë kalon nëpër një nga seksionet më të vështira për shkak të Grykës së Gërdelicës, përgëzimet për suksesin fitojnë rëndësi më të madhe. Kjo është kur punon me zell dhe me vetëdije. Rezultatet janë të dukshme. Tani, qytetarët tanë, qytetarë e të dyja vendeve, si dhe qytetarë evropianë, kanë zgjidhje rrugore nga porta veriore deri në atë jugore të Bashkimit Evropian”, tha Zaev.

Zaev tha gjithashtu se zvogëlimi i distancës fizike dhe tokësore midis qyteteve kryesore të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është e përshtatshme për miqësinë dhe familjarizmin midis dy popujve që mbajnë në zemrat e tyre.

“Korridori 10 tani duket me të vërtetë. Një vlerë e vërtetë evropiane e lidhjes dhe komunikimit. Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ajo u krye vitin e kaluar kur kemi vënë në funksion pjesën Demir Kapi-Smokvica, me gjatësi prej 28 km”, tha Zaev.

Me hapjen e pjesës në grykën e Gërdelicës, Serbia përmes Korridorit 10 tërësisht do të lidhet me 600 kilometra autostradë nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në kufirin me Hungarinë.

Në pjesën përmes Grykës së Gërdelicës të gjatë 26,3 kilometra, shoferët nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësi të kalojnë nëpër dy tunele të reja dhe 33 ura. Tunelet Predejane dhe Manajle janë me gjatë të përgjithshme prej 2,8 kilometrave, ndërsa 33 urat janë me gjatësi të përgjithshme prej 5,7 kilometrave.

Korridori 10 është një nga korridoret më të rëndësishme transportuese pan-evropiane, që kalon përmes Serbisë dhe i lidh Austrinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...