Hahn porosit nga Vjena: Pa zgjidhje për çështjet bilaterale, s’ka anëtarësim në BE

Maqedonia

Hahn porosit nga Vjena: Pa zgjidhje për çështjet bilaterale, s’ka anëtarësim në BE

Më: 20 maj 2019 Në ora: 12:43
Johannes Hahn

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johannes Hahn deklaroi sot në Vjenë se pa zgjidhjen e problemeve bilaterale nuk ka anëtarësim në BE.

Hahn, duke folur në konferencën "Perspektiva të reja Veriore e Maqedonisë", organizuar nga Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF), ka thënë se e Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka mosmarrëveshje me fqinjët dhe për këtë arsye ajo është më e qëndrueshme se sa pjesët e tjera të rajonit.

"Vazhdimisht më pyesin kush do të hyjë i pari në BE dhe përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë - ky është një proces i bazuar në meritë, parimi i garës dhe shpejtësia e qasjes varet nga progresi se kush është më i shpejtë në këtë rrugë”, tha ai.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, shpjegoi se mosmarrëveshja me Greqinë u zgjidh në një mënyrë që të dy palët të ranë dakord të ndajnë një histori të përbashkët.

Ai shfaqi shpresën se ky shembull pozitiv do të kontribuojë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe më vonë edhe për zgjidhjen e problemit në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila është shumë e nevojshme për të gjithë rajonin.

Zaev tha se Maqedonia Veriore është një vend që hapi një dialog me opozitën për të kërkuar një zgjidhje për të gjitha problemet, për të ndërtuar një shoqëri në të cilën të gjitha minoritetet marrin pjesë në ndërtimin e një jete të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat