Maqedonia ratifikoi marrëveshjen me Kosovën për njohjen reciproke të patentë shoferëve

Maqedonia

Maqedonia ratifikoi marrëveshjen me Kosovën për njohjen reciproke të patentë shoferëve

Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot votoi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Në këtë seancë gjithashtu u konstatua edhe dorëheqja e Goran Trajkovskit si Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas kërkesës së tij.

Në seancën e 98-të, deputetët mbështetën ndryshimet e propozuar ligjorë të ligjeve mbi tarifën doganore dhe disiplinë financiare, në leximin e parë, dhe mbyllën debatin mbi draft ligjin për planifikimin urban në leximin e parë.

Me ndryshimet në Ligjin për disiplinë financiare, zvogëlohet kompensimi për vonesë dhe transferohet mbikëqyrja mbi zbatimin e dispozitave për transaksionet e biznesit nga ana e operatorëve ekonomikë nga sektori privat nga Drejtoria për të Ardhura Publike të Inspektoratit të Tregut të Shtetit në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat