Zaev-Han: Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se meriton “datën” për fillimin e negociatave

Maqedonia

Zaev-Han: Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se meriton “datën” për fillimin e negociatave

Më: 20 maj 2019 Në ora: 18:56
Kryeministri i Maqedonisë dhe Komisioneri Hahn

Kryeministri Zoran Zaev sot në margjinat e Forumit Ekonomik të Vjenës u takua me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë të Mirë Fqinje, Johanes Han.

Në takim, siç kumton shërbimi i Qeverisë, Zaevi e informoi eurokomisarin Han për ngjarjet politike të fundit në vend, për zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses, të cilat janë edhe një dëshmi se vendi është stabil dhe i sigurt dhe se me të drejtë meriton të marrë datë për negociata me BE-në kësaj vere.

Kryeministri Zaev, theksoi se nuk ka alternativë tjetër për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe në NATO.

“Fillimi i negociatave për hyrje në BE është garancia e vetme se vendi edhe më tej do të jetë stabil se do të udhëheq politikë inkluzive dhe se do të vazhdojnë proceset reformuese në Maqedoninë e Veriut”, ka theksuar Zaev në takimin me Hanin.

Eurokomisari Han, nga ana tjetër, në takimin me kryeministrin Zaev shfrytëzoi rastin edhe një herë ta konfirmojë mbështetjen e tij dhe Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën në të cilën është duke përparuar me hapa të mëdha, rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat