Hahn: Maqedonia e Veriut merr para verës datën e çeljes së negociatave

Maqedonia

Hahn: Maqedonia e Veriut merr para verës datën e çeljes së negociatave

Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:44
Komisionari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn

Komisionari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn u shpreh i bindur se Maqedonia e Veriut do të marrë datën për fillimin e negociatave para verës.

Nga forumi ekonomik në Vjenë, Hahn tha se po punohet fuqishëm që të bindin shtetet skeptike për zgjerimin e Unionit. Ai tha se vendi është i gatshëm t’i bashkëngjitet Unionit meqë tashmë nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët. Han u shpreh i bindur gjithashtu se deri në fund të vitit do të hapen kapitujt e parë të negociatave e që kanë të bëjnë me sundimit e ligjit.

“Ne po punojmë fuqishëm që t’i bindim disa shtete të cilat janë partnerë hezitues në Union që t’i jepet dritë jeshile fillimit të negociatave shumë shpejtë. Por unë jam shumë i bindur se kjo do të ndodhë përpara fillimit të verës dhe pastaj mund të fillojmë menjëherë që në fakt kemi filluar punët përgatitore”, ka thënë Hahn.

“Unë jam i bindur gjithashtu se deri në fund të vitit do t’i hapim kapitujt e parë, respektivisht kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Ne do të fillojmë me këto kapitujt dhe përfundojmë negociatat pas disa vitesh me këto kapituj”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat