Për shtatë ditë pune, nëse nuk ka reshje të shiut, duhet të mbarojnë vendosja e rrjetit mbrojtës të rrugës magjistrale Milladinocë-Shtip, në gjatësi prej 47 kilometra, tha për AIM-në drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugët shtetërore, Zoran Kitanov.
Ai tha se mos vendosja e rrjetit mbrojtës me gjatësi prej 30 kilometra në pjesën Sveti Nikollë drejt Milladinovcit, para rreth dy muajve e ka shtyrë lëshimin në përdorim për komunikacion, me të cilën pritet që të shkurtohet rruga prej Shkup deri në Shtip për rreth 30 minuta.
Kitanov konfirmoi se po largohen edhe pengesat e fundit që të lëshohet në përdorim kjo rrugë.