Publikohet paga mesatare për muajin mars në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Publikohet paga mesatare për muajin mars në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:45
Paga mesatare

Paga mesatare neto e paguar për punëtorët në muajin mars të këtij viti ka qenë 24.590 denarë, që është 3.8 përqind më e lartë në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, rritja e pagës mesatare është për shkak të rritjes së pagave në sektorin e veprimtarisë shëndetësore dhe mbrojtjes sociale (11.4%), bujqësi, pylltari dhe peshkatari (8.2%) dhe transport (7.8%).

Sipas të dhënave të ESHS-së, paga mesatare bruto në muajin mars të këtij viti ka qenë 36.476 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat