Afrim Gashi në vizitë tek Presidenti Stevo Pendarovski, në fokus dialogu politik konstruktiv

Maqedonia

Afrim Gashi në vizitë tek Presidenti Stevo Pendarovski, në fokus dialogu politik konstruktiv

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:06
Afrim Gashi në vizitë tek Presidenti Stevo Pendarovski

Sot Presidenti i ri i shtetit Stevo Pendarovski priti në takim kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin.
Fokusi i bashkëbisedimit ishte në nevojën për dialog konstruktiv politik mes të gjithë politikbërësve në Republikën e Maqedonisë, në funksion të realizimit të agjendës reformuese, dhe me qëllim të përparimit të shtetit në integrimet euroatlantike.
Presidenti Pendarovski siç njoftuan nga kabineti i tij, tha se të gjitha subjektet politike duhet të japin kontributin e tyre në periudhë kur Maqedonia e Veriut pret vendim për caktim të datës për fillim të negociatave me Bashkimin Europian.
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi i uroi presidentit Pendarovski për funksionin e ri dhe shumë shumë suksese në punë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat