Pendarovski-Barishiq: Theksohen marrëdhëniet e mira bilaterale në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Maqedonia

Pendarovski-Barishiq: Theksohen marrëdhëniet e mira bilaterale në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:35
Pendarovski dhe Barishiq

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot u takua me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Danijella Barishiq.

Siç deklarojnë nga kabineti i presidentit, të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, me çka është konstatuar se marrëdhëniet janë miqësore dhe pa ndonjë çështje të hapur.

Presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen e Republikës së Kroacisë që i jep vendit për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe NATO, e konfirmuar me ratifikimin e protokollit nga Sabori kroat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pendarovski, siç thonë nga kabineti i presidentit, pret që Këshilli i Evropës të caktoj datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat