UNESCO kërkon moratorium për ndërtimet në Ohër - Bota Sot
UNESCO kërkon moratorium për ndërtimet në Ohër

Maqedonia

UNESCO kërkon moratorium për ndërtimet në Ohër

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:42
Ohri

Ndërtimet e paligjshme që nuk i sheh Komunat e Ohrit, i ka parë UNESCO. Në raportin e fundit të UNESCO-s thuhet se pasuria natyrore e qytetit, duhet të vendoset në listën e trashëgimive botërore të rrezikuara.

Reagimi i këtillë vjen pas platformës së kafeterive që janë vendosur përreth liqenit, paralajmërimet për ndërtime në Galiçica, hotelit në Lagadin, i cili ndërtohet në plazh, por edhe ndërtimet që janë paralajmëruar në gjithë rajonin e Ohrit, që është pasuri e mbrojtur.

Nga UNESCO kanë paralajmëruar kërkesa tek shteti, ndërsa në mes të parave është të shpallet moratorium i çdo transformimi të bregut të Liqenit të Ohrit, por edhe të çfarëdo transformimi urbanistik.

“Të vlerësohet ndikimi i ndërtimeve joligjore në rajonin e mbrojtur dhe të rrënohen gjitha ato që paraqesin rrezik”, thuhet në raportin e UNESCO-s.

Ndërsa nga organizata ekologjike “Front 21/42” thonë se dëmi është bërë gjatë viteve të ndërtimeve të pakontrolluara dhe legalizimit të ndërtimeve të egra, e gjith kjo në dëm të trashëgimisë kulturore.

Sipas kësaj organizate, në vitin 2017 UNESCO ka dhënë rekomandime që nuk janë respektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...