KRE: Qytetarët të cilët janë të ç’kyçur nga sistemi i ngrohjes të mos paguajnë faturat

Maqedonia

KRE: Qytetarët të cilët janë të ç’kyçur nga sistemi i ngrohjes të mos paguajnë faturat

Më: 21 maj 2019 Në ora: 20:34
Ilustrim

Qytetarët të cilët janë të ç’kyçur nga sistemi për ngrohje qendrore dhe kanë marrë faturat për muaji prill, të mos i paguajnë, bëjnë thirrje nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sot në një konferencë për shtypi, ata shpjeguan se faturat do të anulohen.

“Të ç’kyçurit nga ngrohja qendrore deri në fund të majit, duhet të dorëzojnë dokumentacionin deri tek GBE dhe të deklarojnë se ata jetojnë ose marrin me qira apartamente në mënyrë që të lirohen nga pagesat.

Është e nevojshme të sillni një kopje të letërnjoftimit, listën e pasurisë jo më të vjetër se një muaj, certifikatën e lindjes së personit që jeton në banesë ose kontratën për mbështetje nëse prindërit jetojnë në të, si dhe faturat e paguara të energjisë elektrike të gjashtë muajve të fundit. Nëse apartamenti është marrë me qira, duhet të dorëzojë një marrëveshje qiraje përveç këtyre dokumenteve”, thonë nga KRE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat